Kriptomonedha më e madhe, Bitcoin, humbi 10% të vlerës në 24 orë. Shitja masive vjen në një moment kur çmimi i naftës ra me 30% në 31.02 dollarë për fuçiPaqartësia e tregjeve nga koronavirusi, Bitcoin bie me 10% në 24 orë

Vlera e kriptomonedhave ra me shpejtësi pas rënies së çmimit të naftës dhe shitjes së aksioneve në masë.

Vlera totale e tregut të kriptomonedhave u tkurr me 26.43 miliardë dollarë në 24 orët e fundit.

Kriptomonedha më e madhe, Bitcoin, humbi 10% të vlerës në 24 orë. Shitja masive vjen në një moment kur çmimi i naftës ra me 30% në 31.02 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që prej Shkurtit 2016.

Edhe kriptomonedhat e tjera si ethereum, XRP dhe bitcoin cash postuan humbje dyshifrore. Lëvizje të tilla të mëdha nuk janë të pazakonta në botën e kriptomonedhave të cilat njihen për paqëndrueshmërinë e tyre.

Lojtarët e tregut thanë se ky është një shans për të blerë disa bitcoin. Pavarësisht rënies të së Hënës, vlera e bitcoin është 9% më e lartë sesa për të njëjtën periudhë një vit më parë.

Lexo po ashtu:  Një përditësim i madh po vjen në Windows 10

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *