Marko Kepi nga shoqata “Rrënjët Shqiptare” u shpreh i lumtur që kanë arritur t’ja dalin deri në finalizimin e një parade për 28 Nëntorin nga New York-u në Tiranë.

Ai shpjegoi se ka dëshirë të konkurrojnë me shtete të tjera që paradat i realizojnë me ndihmën e shtetit, ndërsa shqiptarët i bëjnë paradat e tyre në mënyrë vullnetare.

“Është shumë emocionuese për ne. E kemi pasur ëndërr që në fillim ta bëjmë një paradë në Shqipëri dhe aq sa bukur do të jetë në Shqipëri këtë 28 Nëntor, dëshirojmë të jetë edhe më bukur në New York, pra paralelisht. Dëshira ime është të konkurrojmë me shtetet e tjera, siç janë italianët, irlandezët, amerikanët, që i bëjnë me ndihmën e shtetit paradat e tyre, ndërsa ne i bëjmë në mënyrë vullnetare”, u shpreh Kepi për Euronews Albania. 

Lexo po ashtu:  "HASTA LA VISTA" NIPASH/ Ministri Konjufca shkarkon nipin e Sami Lushtakut