Beqir Sina

NEW YORK CITY : Të shtunën, më 8 qershor në mesdrekë, u mbajt  në Nju Jork, Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve – e cila mblodhi disa komunitete emingrantësh nga kryqetërthor botës, të parakalojnë mes një entusiasmi dhe gëzimi të paparë tradite dhe kulture të vendeve të tyre.

Kjo, paradë për nga pjesëmarrja vitet e fundit, njihet edhe se si Parada Shqiptare, mbasi ky është një manifestim ku shqiptarët e zones së Tri -Shteshit, nën udhëheqjen e organizatës Rrënjët Shqiptare, për të dhjetin vit me rradhë dalin në qendër të Nju Jorkut për disa orë duke kënduar dhe vallëzuar – kuq e zi.

Kete vit kjo parade shenoje edhe pjesëmarrjen me te madhe – rreth 10 mijë shqiptare nga zona e Tri-Shteshit – parakaluan mes këngëve e vallveve shqiptare ne rrugen e famshme Amerika ne Manhatan e cila ndodhet ne zemer te Nju Jujorkut.

Aty ku për çdo vit në zemër të qytetit të Nju Jorkut , Parada Shqiptare, ka kulmuar sot në rrugën e famshme “America “ 6th Avenue, në Manhatan NYC, ku shqiptarët e Amerikës, me këngë e valle, dhe veshjet tona folklorike, të Shqipërisë, Kosovës, dhe gjitha trevave shqiptare, pankarta ku kërkohej Çamëria e Kosova, dhe liritë e të drejtat e shqiptarve në trojet e tyre, bene qe për disa qendra e Nju Jorkut te vishej  vetem kuq e zi .

Lexo po ashtu:  Flet Kurti: “Më kanë akuzuar pas luftës mua gjithmonë, 20 herë jam futur në burg kështu që për këto akuza nuk janë diqka të re për mua”

Këtë vit Parada Shqiptare, për herë të dytë prej se kur organizmin dhe manxhimin e saj për komunitetin shqiptar,  zyrtarisht e ka marr organizata Rrënjët me President z. Marko Kepi, dhe zëvendes President Nick Beqi ne bashkepunim edhe me komuniettin shqiptar  zgjodhi të nderojë me kete Parade – Çamërinë , një iniciativë kjo që thanë ata për të bashkuar  komunitetin shqiptar, në një ditë si kjo në metropolin e botës – dedikuar Çamërise, dhe nëpërmjet simboleve u kujtua 75 vjetori i gjenocidid mbi Shqiptarët e Çamërisë.

Parada përcoll një mesazh për bashkimin e Kombëtar të të gjithë Shqiptarve. 

Disa nga paradat e organizuara në keto 10 vite nga organizata e të rinjëve shqiptar në këto 10 vjet të krijimit të kësaj organizate shqiptare në SHBA janë: Çamëria (2010), Shqiptarët në Mal të Zi (2011), Shqipëri Etnike (2012), Jemi një (2013), Të gjithë kemi rrënjë shqiptare (2014), Ilirida është Shqipëri (2015), Nënë Tereza (2016): Arbëreshët, (2017) : UÇK (2018), dhe kjo është  : Çamëria – 2019.

Lexo po ashtu:  Ministri rus i Mbrojtjes pëson atak në zemër – Rusia arreston 20 gjeneralë për përvetësim të fondeve të luftës

Gjatë kësaj parade pëvec fjalimeve, kryesore nga drejtuesi i kesaj Parade Marko Kepi, dhe Nik Beqi, në qendër të saj, ishin dhe nderimet e fjalimet e  Xhozef DioGuardit, Sali Bollati, Marin Mema.

Me pas në sheshin e Paradës nisen  këngët e vallëzimet nga grupet kulturore shqiptare, nga Çamëria dhe të gjitha trevat shqiptare.

Marshi i paradës në bulevardin Amerika në Nju Jork, shoqerohej me një shtrishe të madhe sa gjeresia e sheshit ku eshte shkruar “Çamëria është Shqipëri” – “Chameria is Albania” shqip dhe anglisht, dhe  :”Ne nuk kerkojme revanzh por kerkojme Drejtesi”.

Parada u organizua nën kujdesin e organizatës Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots, por nji kontribut te madh ka dhënë edhe biznesmeni  Belul Qoku, si dhe me mbështetejen e fuqishëm nga shoqatat dhe organizatat e komunitetit Shqiptarë, bizneset shqiptare në SHBA, dhe individ qe dhanë donacione per ta bere sa me shume madheshtore kete parad.

Gazetari i Top Chanell nga Tirana Marin Mema – ishte zgjedhur të jetë “Grand Marrashll”  ndersa “Marshall Nderi” ishin I mbijetuari i Genocidit Çam: Sali Bollati- Miss Nju Jorku Florinda Kajtazi, ligjistatori David Tubio dhe udhëhuqësi i Lobit të parë dhe të vetëm shqiptar në Amerikë Xhozef Dioguardi i cili ishte dhe nji nga folesit kryesor të paradës! 

Lexo po ashtu:  Qeveria e Serbisë mblidhet për Kosovën, në takim merr pjesë edhe Vuçiqi

Ndërkohë, që të ftuar e nderit ishin:  Dritan Sejko – President i Shoqatës Patriotike Çamëria – Tiranë. Ilir Ademi – President i Organizates Çamëria – SHBA, dhe “Marshall Nderit” të gjithë të lindurit në Çamëri: Sali Bollati, Ahmet Giaffo, Bashkim Braho, Nikos Stylos, Gani Mezani, Justina Spiro & Nazo Veliu, lindur në Shqipëri nga prindër Çam. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *