Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Parlamenti i Holandës ka vendosur që t’i thotë JO hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së me argumentin se vendi nuk ka arritur rezultate të dukshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ndërkohë nga ana tjetër, Parlamenti ka votuar pro hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut.

Deputetja që ka bërë mocionin në parlament është Anne Mulder Drost.

“Pas dëgjimit të mocionit në parlament, është vënë re se Shqipëria nuk ka arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vihet re se në bazë të raport progresit, mund të thuhet se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet e vendosura. Parlamenti i bën thirrje qeverisë së Holandës që të mos dakortësohet me propozimin e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave me Shqipërinë.”-thuhet në raportin e deputetes.

Lexo po ashtu:  “Nëse mendon se askujt nuk i intereson nëse je gjallë, provo të mos paguash dy muaj fatura”. - Shprehjet për paranë nga politikanë, filozofë, aktore e milionerë

/www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *