Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk do ta votojnë buxhetin për vitin 2020 në mënyrë të përshpejtuar, siç ka propozuar Lëvizja Vetëvendosje.

Memli Krasniqi nga PDK-ja tha se po tentohet që të keqpërdoret situata e krijua në vend pas shfaqjes së rasteve të reja me Coronavirus.

Sipas tij, kërkesa për kalim të buxhetit është e paarsyeshme.

“Seanca sotme do kishte kuptim për të trajtuar emergjencën e vërtetë për shpërndarjen e vërtet të Coronavirusit. E dimë që janë tri raste dhe pritet. Qeveria ta ketë sot një prioritet tq jetë parandalimi i situatës me Coronavorusin edhe për kundër veprimeve që janë ndërmarrë”.

“Ju po tentoni të keqpërdorni situatën e krijuar. Keni marrë vendim të ndahen 10 milionë euro janë pak ju ftojmë të vini me një vendim nëse ju duhet ndihmë të ndani së paku 25 milionë”.

“Ta merrni ma seriozisht që në këtë fazë është prioriteti juaj. Kërkesa për kalim të buxhetit është e paarsyeshme. Asnjëherë se kemi kaluar buxhetin në dy lexime për një ditë. Vonesat janë faji juaj është përgjegjësi e juaj”, tha Krasniqi.

Lexo po ashtu:  KOMANDANTI I UÇK-së, veterani i Koshares bëhet ministër i Qeverisë Kurti

“Çdo veprim në lidhje me pandeminë e keni ndihmën 100 për qind, por buxheti duhet te kalojë në procedura të rregullta”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *