Kadastra shqiptare ka nisur procesin e regjistrimit të pronave në Bregdet. Në këtë kuadër kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ka deklaruar ndër të tjera për ATSH-në se:

Nga ky proces përfitojnë rreth 18 mijë banorë të përhershëm, por edhe ata që janë një emigracion në vijën bregdetare Palasë-Nivicë, dhe rreth 5 mijë familje per mbi 22 mijë prona, ku një pjesë e konsiderueshme 6-7 mijë prona janë shtetërore të tjerat janë prova private. Duhet të përfundojë në favor të qytetareve sepse kështu do të dimë edhe ne si bashki se çfarë bëhet me pronat, nuk do të kemi konflikte gjatë situatave që ne mund të bëjmë ndërtime , siç ndodhi në  vitet e mëparshme me qendrën e qytetit, ku nuk nuk dihej kush ishin pronarët.

Ne mendojmë që mund të ketë problematika se ka qenë një proces i paazhornuar për 30 vjet dhe i pahedhur në regjistrat kadastralë. Shpresojmë të mos kemi shumë konflikte dhe shumë probleme dhe t’u jepet mundësi qytetarëve që atë pronë që kanë, ta për përdorin për investime apo për çfarëdo tjetër.

Në vijën Palasë-Nivicë po bëhet regjistrimi i pronave të vogla, familjare, pasi pjesa kryesore, ajo ku janë zaptuar plazhe dhe hapësira të mëdha ka kaluar me VKM dhe ligje e akte që nuk kanë precedent në logjikën juridike veç në atë që përshkruan plaçkitjen. Kështu që për ta thënë me zhargonin e zonës: Kadastra nis regjistrimin e koçofoleve të Bregdetit.

Lexo po ashtu:  Goditja surprizë e Berishës/ Referendum për shkarkimin e Bashës në 18 dhjetor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *