Dje në media qarkulloi kjo foto e drejtueses së Kongresit amerikan, Nancy Pelosi dhe pjesëtarëve demokratë të Kongresit. Të gjunjëzuar në kujtim të George Floyd për 9 minuta, aq sa zgjati mbajtja e tij nën këmbët e vdekjes së Dereck Chauvin.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Çfarë do të thotë kjo shfaqje? Solidarizim me dhimbjen dhe shenjë se Amerika vetë është gjunjëzuar?
Ndoshta, por ky është një teatër që nuk u shkon më elitave politike të Perëndimit që e jetojnë demokracinë thjesht si privilegj dhe jo angazhim.

E kemi kaq familjare këtë hipokorizi universale të asaj që identifikohet si liberale në këtë botë. Shikoni Edi Ramën e gjunjëzuar në bulevardin ku u vranë 4 protestues. Teatër i neveritshëm i atyre që sot janë të krimbur në lekë, kuptohet jo për shkak të abuzimit me pasurinë. Jo. Për shkak të progresit të mahnitshëm të Shqipërisë që e morën edhe pse ata 4 vdiqën aty ku shihni të derdhë lotë, Taulant Balla, apo Erjon Braçe.
Bota po i ngjan përherë e më shumë Shqipërisë kallpe të Edi Ramës dhe kjo është me të vërtetë shqetësuese. Alarmante.





