Rusia ka tërhequr ambasadorin e saj në Shtetet e Bashkuara për konsultime, tha Ministria e Jashtme të mërkurën pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden etiketoi Vladimir Putinin si ‘një vrasës’ në një intervistë shpërthyese.

Sipas Euronews, masa për të sjellë Anatoli Antonov në Moskë vjen në mes të tensioneve në rritje me administratën e Biden, e cila ka vendosur sanksione mbi helmimin e liderit të opozitës Alexei Navalny.

Biden i tha ABC News në një intervistë të martën në mbrëmje se ai kishte një “bisedë të gjatë” me Putinin dhe se “çmimin që ai do të paguajë do ta shihni së shpejti”.

Komentet erdhën pasi SH.B.A. lëshuan një raport të inteligjencës duke thënë se Putini kishte autorizuar operacione ndikimi për të ndihmuar Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2020 dhe për të denigruar kandidaturën e Biden.

Dhe i pyetur nëse ai mendonte se Putini ishte një vrasës, Biden u përgjigj: “Po, unë mendoj se është”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, nuk përmendi arsye specifike për kthimin e Antonov por tha se marrëdhëniet “janë në një gjendje të tensionuar, të cilën gjë Uashingtoni e ka sjellë në një qorrsokak në vitet e fundit”.

Lexo po ashtu:  Edi Rama: Adem Jashari lindi në 28 nëntor dhe vdiq për të jetuar përgjithmonë, legjenda e gjallë e flamurit më të bukur në botë

Ndërkohë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha: “Ne do të jemi të drejtpërdrejtë, do të flasim për fushat ku kemi shqetësime dhe sigurisht, siç tha Presidenti natën e kaluar – sigurisht, rusët do të mbajnë përgjegjësi për veprimet që ata kanë marrë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *