Pas mesazhit që të votojnë Milo Gjukanoviçin, kryeministri Edi Rama ka dalë sot me një mesazh të ri për votuesit shqiptarë: ata duhet të votojnë Listën Shqiptare që ka në fokus një aleancë strategjike me Gjukanoviçin. Zoti Rama ka folur për nevojën që Mali i Zi të ruajë kursin perëndimor dhe të shmangë ato që i quajti “intereferenca nga jashtë botës perëndimore”, duke bërë të qartë kështu investimin e Tiranës zyrtare në linjën politike të Podgoricës.

Eksperimenti elektoral shqiptar në Maqedoninë e Veriut prodhoi një sukses të madh për Ali Ahmetin, sukses i cili shitet si sukses kombëtar. Sot ftesa shkon njëjtas për shqiptarët në Mal të Zi që po udhëzohen ta kuptojnë drejt të ardhmen e tyre.

Ky pozicion i Tiranës është i pazakonshëm, pasi në një mënyrë apo tjetër luan me të njëjtën partiturë që jemi mësuar të shohim politikanët grekë në minoritetin grek në Shqipëri. Dhe me thënë të drejtën shumëkujt nuk i ka pëlqyer një gjë e tillë. Pa folur këtu për faktin se ne po dëshmojmë solidaritetin ndërballkanik të të korruptuarve që sot flasin në emër të të ardhmes demokratike që e kanë minuar vazhdimisht me keqqeverisjen e tyre.

Lexo po ashtu:  Kyetari i Tuzit i reagon kryeministrit të Malit të Zi pas deklaratës për pavarësinë e Kosovës

Në fund ky qëndrim i z. Rama minon edhe pozitën e OSBE-së në eventualitetin e një krize paszgjedhore në Mal të Zi, pasi kemi një konflikt të pastër interesi ndaj një vendi që përbën deri diku një sfidë për autoritetin e Perëndimit në Ballkan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *