Pasaporta e Republikës së Kosovës është renditur më lart se kurrë më parë në Indeksin vjetor të Pasaportave Henley, duke u ngjitur në vendin e 65-të në listën botërore.

Sipas raportit të publikuar, Kosova ka shënuar një përparim të ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara – nga vendi i 108-të në vitin 2021, në të 68-in në vitin 2024, e tash në pozitën e 65-të për vitin 2025.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka cilësuar këtë rezultat si “më të mirin ndonjëherë” për pasaportën kosovare, duke theksuar se ky progres është dëshmi e forcimit të shtetësisë dhe e angazhimit të institucioneve për lëvizje të lirë të qytetarëve.

“Nga liberalizimi i vizave me zonën Shengen, e deri te puna intensive diplomatike me shumë shtete anekënd botës, ky rezultat tregon përkushtimin tonë për të fuqizuar Republikën e Kosovës,” ka shkruar Kurti.

Ai shtoi se pasaporta kosovare po bëhet gjithnjë e më e njohur ndërkombëtarisht, duke u mundësuar qytetarëve të udhëtojnë në më shumë vende pa viza dhe ta përfaqësojnë Kosovën me dinjitet.

Lexo po ashtu:  Kurti shkon në Leposaviq për të vizituar familjen e dëshmores Fatime Hetemi
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com