Kancelarja gjermane, Angela Merkel, refuzoi sot shqetësimet e ngritura pas dridhjeve të reja të trupit të saj, për herë të tretë brenda tri javësh, duke deklaruar se ishte në gjendje shumë të mirë për përballimin e detyrimeve shtetërore të saj.

“Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar”, deklaroi Merkel në një konferencë shtypi me kryeministrin finlandez, Antti Rinne në Berlin.

Merkel siguroi se ishte në procesin e trajtimit të sëmundjes.

“Qartësisht që asgjë nuk ka përfunduar, por ka përparime”, theksoi ajo.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, përsëri pësoi një dridhje trupi, këtë herë gjatë pritjes me nderime ushtarake të kryeministrit finlandez, Antti Rinne.

Dëshmitarë okularë raportuan se kancelarja u drodh për një kohë të gjatë ekzekutimeve të himneve kombëtare. Ndryshe nga herët e tjera, dridhjet nuk ishin edhe aq të forta. Kjo është hera e tretë që kancelarja Merkel përjeton këto shqetësime shëndetësore.

Në mes të qershorit Merkel përjetoi këtë shqetësim gjatë pritjes së presidentit ukrainas Volodimir Zelensky dhe disa ditë më pas, pas emërimit të ministres së re të Drejtësisë, Christine Lambrecht nga ana e presidentit Frank-Walter Steinmeier në pallatin ”Bellevue” në Berlin. 

Lexo po ashtu:  MSH-ja planifikon t’i blejë ilaçet për të cilat foli Donald Trump

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *