Parlamenti Europian ka miratuar sot një rezolutë përmes së cilës akuzon SHBA se kanë shantazhuar Ukrainën të pranojë armëpushimin e negociuar në Arabi.

Me 440 vota pro, nga të gjitha krahët e spektrit politik, ligjvënësit europianë vënë në dukje se me politikën e vet, SHBA ka shpërblyer Rusinë për pushtimin 3-vjeçar të Ukrainës, duke krijuar rrethanat objektive që tashmë BE-ja të cilësohet si aleati më i mirë i Ukrainës.

Sipas rezolutës armëpushimi i fundit është kundërproduktiv dhe i rrezikshëm, ndërkohë që politika e Donald Trump cilësohet se e ka vendosur unionin përballë kërcënimit kryesor ekzistencial që nga fundi i Luftës II Botërore.

Paralel me rezolutën në fjalë, PE-ja ka miratuar edhe një rezolutë tjetër jodetyruese që bën thirrje për krijimin e komponentit europian brenda NATO-s që do të veprojë në mënyrë autonome sa herë do të jetë nevoja. Propozimi sugjeron që komanda e NATO-s të përdoret për të drejtuar operacionet pa përfshirjen e SHBA.

Lexo po ashtu:  Erdogan: Me luftën në Ukrainë, BE-ja ka nevojë për Turqinë