Më ka mbetur në mendje kjo ngjarje edhe pse kanë kaluar vite. Po kthehesha nga shkolla dhe isha ulur në një ndenjëse të autobusit. Në stacionin e radhës ku do ndalonte hynë dy djem të cilët u ulën pas meje.  Ata filluan të flisnin e të qeshnin duke thënë se sa e shëmtuar dukesha, duke përmendur tiparet e mia, trupin dhe veshjen, sipas tyre skandaloze. Po flisnin me zë të lartë, a thua se isha e shurdhër dhe nuk dëgjoja.

Dëgjova se njëri tha se ndoshta isha personi më i shëmtuar që kishte parë ndonjëherë.. Ndërsa tjetri tha se nuk ja vleja as për tu përdhunuar. U trondita shumë nga këto fjalë, por nuk mund të reagoja, nuk mund të flisja.  Ata nuk kishin të drejtë të më ofendonin, por as unë nuk kisha të drejtë ti sulmoja…

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

E përjetoj ende sot atë ndjenjën e ankthit, zemrën që më rrahu fort, dhe një therje që më përshkoi tërë trupin. Lotët po më rridhnin dhe filloja të dyshja tek vetja ime. Ata nuk e dinin se unë po përjetoja një gjendje depresive dhe ankthi, të shkaktuar nga vitet që më rrihnin rregullisht prindërit e mi, që më kishin bërë të ndrojtur , që nuk më linin të vishesha dhe më ndalonin të flisja me djem. Isha një vajzë e tronditur që nuk mund të besonte se gjithë frikërat e saj ëm të mëdha po dilnin në pah, përmes zërit të dy të huajve në autobus.

Lexo po ashtu:  E çuditshme me i pa burrat kaq të organizum për me folë, e për me realizu një të drejtë të grave.

Në fakt, nuk e kuptoj pse gjithë ajo neveri ndaj meje, se nuk isha veshur mirë, se flokët i kisha pakrehur? Se nuk kisha vendosur krem pudër për të mbuluar njollat  nga mungesa e vitaminave? Nën këto mendime, autobusi ndaloi dhe ata të dy u ngritën, njëri më pa me aq neveri…. dhe dolën jashtë. I pashë nga xhami ashtu e trembur teksa kaluan aty anash  dhe njëri më pështyu, edhe nga xhami pale. Atë moment nuk munda ta harroja e ta kaloja si një lugë më gjalpë kikiriku.

Kam menduarsh shpesh se çfarë bëra që të meritoja atë lloj përbuzje të frikshme. Shihja veten në pasqyrë dhe mendoja se nuk isha kaq e shëmtuar, thjesht një vajzë normale. Ndonjëherë edhe dyshoja, dhe shkulja nja dy qime flokësh nga inati…. Koha po kalonte, por miqtë më shtoheshin çdo ditë e më shumë. Një ditë i kërkova mikes time të dëgjonte historinë time dhe të më jepte një mendim. E vërteta që pa ajo ishte pikërisht ajo e vërtetë më të cilën un isha bllokuar prej vitesh. Ajo më tha se nuk ishte problemi tek unë, se ata nuk kishin pasur asgjë me mua, por me veten e tyre.

Lexo po ashtu:  10 Gra sa për 1000 Burra

Pra në jetën e tyre kishte diçka të trishtë që i kishte kthyer në njerëz të lig, me përbuzje, me nerveri dhe pa shkëlqim sysh. Ata ishin të rinj dhe ndoshta sot më vjen keq që i urreva me shpirt. Kam menduar gjithë këtë kohë se ndoshta prindërit e tyre i kanë përçmuar gjithë jetën dhe të këqijat i kanë trashëguar po nga to.  Sot, ende e mendoj e kujtoj ndërkohë që në prehër mbaj vajzën time të cilën e dua shumë. Nuk do guxoja kurrë ta ofendoja atë, të më bëjë edhe më të keqen…

Ajo që më ndodhi mua ishte një mësim, se viktima e njeh nga larg viktimën. Ne jemi më të prekshëm, më të lehtë për tu thyer. Por këshilla ime: Mos u ndiko nga gojët e liga, fuqinë e mendjen dhe trupit e ke në dorë ti vetë.
 /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *