Regjimi iranian ka pranuar publikisht se ndodhet para një katastrofe humanitare më përmasa të jashtëzakonshme. Për herë të parë që nga rënia e Shahut në vitin 1979, Teherani zyrtar i është drejtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar për një kredi prej 5 miliardë dollarësh, ndërkohë që ministri i Jashtëm, Zarif shkruan në tuiter për nevojat në pajisje mjekësore që ka nevojë vendi.

Kredia e kërkuar është në thelb shtrirje e dorës ndaj SHBA, pasi edhe nëse Fondi e miraton kredinë, SHBA mund të vendosë veton. Media të ndryshme shkruajnë se Trump nuk ka ndërmend për momentin të lehtësojë sanksionet për Iranin, duke e vendosur regjimin e ajatollahëve para një krize ekzistenciale.

Nga ana tjetër praktika e FMN-së e kushtëzon kredidhënien me reformën ekonomike që do të ishte një tjetër goditje. Kredia e fundit që iu dha Iranit ishte në vitet ’60, kur Presidenti Kennedy aprovoi një shumë prej 35 milionë dollarësh duke kushtëzuar jo vetëm me reformat, por edhe me emrin e kryeminsitrit.

Aktualisht Irani gjendet i tëri në karantinë të plotë, pasi duke qenë vendi më i goditur në Lindjen e Mesme, të gjithë i kanë mbyllur kufirin. Shitjet kanë rënë me 50-70% për mallrat bazë, ndërkohë që turizmi dhe prodhimi i naftës kanë rënë me po kaq.

Lexo po ashtu:  Mercedes prezanton Vision AVTR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *