Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Pardje, shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në mënyrë paqësore realizuan marshin protestues në qendrën e qytetit në Preshevë , “PËR IDENTITET dhe DINJITET”.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Kujtojm se më datën 12 gusht të këtij viti shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në mënyrë paqësore realizuan marshin protestues në qendrën e qytetit në Bujanoc, “PËR IDENTITET dhe DINJITET”.

Lufta për IDENTITET e DINJITET, përballë padrejtësive e diskriminimit është përgjegjësi e përbashkët dhe e domosdoshme për të tashmen e të ardhmen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Këto dy marshe protestuese
ishin për barazi dhe drejtësi! Kundër diskriminimit, në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, në investime e Përfaqësime.

Këto dy marshe protestuese ishin kundër diskriminimit, përmesë pastrimit etnik-pasivizimit, zhvendosjes dhe dëbimit,shtypjes dhe shkeljeve që i bëhen shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Lexo po ashtu:  Vuçiç zgjedh Gent Cakajn e vet në Ministrinë e Jashtme

Këto dy, marshe protestuese
ishin për të dëshmuar se problemet e kësaj Krahine shqiptare nuk mund të shtyhen pafundësisht!?.

Këto dy marshe protestuese, ishin për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Autori i vështrimit,Refik HASANI

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com