Avokati nga Shqipëria, Spartak Ngjela, ka publikuar një pjesë, më të bukurën e fjalimit të Gjergj Fishtës, në funeralin madhështor të Avni Rustemit, përcjell MekuliPress.com

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo është për të gjithë ata beogradas të cilëve iu vra Esat Toptani; dhe që shqetësohen për Avni Rustemin.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Për të gjithë ata beogradas të cilëve iu vra Esat Toptani; dhe që shqetësohen për Avni Rustemin:

Po iu postoj pjesën më të bukur të fjalimit të Gjergj Fishtës, në funeralin madhështor të Avni Rustemit…

Pjesë e fjalimit të Gergj Fishtës në varrimin e Avni Rustemit…

Hajde, Avni, pra, tash me u da pergjithmonë. E sa per punë të Shqipnis mos ban merak: Un, që ti e din se nuk gënjej, po ta jap fjalën ktu mbi grykë të vorrit tand se ideali yt kombtar do të triumfojë e Shqipnija ka me perparue e lirë e lulzueme; pse në nji anë deka ka me herrë, ka me korrë, ka me shkmesë ket frrotë idiotash, egoistash, fanatikësh e farizejsh, neper kthetrat e të cilvet sod fati i atdheut âsht tue u pershku; në tjetrën anë Perendija i amshueshëm ka me shndritë mendjen e ka me dikue aq fort fuqî në zemër të moshës së re, që kjo, me punë, me ndigjesë ndaj ligjët e me nji atdhedashtnî të vertetë, ta mbajë Shqipnîn, ta bâjë me perparue e me lulëzue krahas me kombe të tjera të qytetnueme. Ka me pasë Shqipni! Do të bahet Shqipnija!”

Lexo po ashtu:  “America First”. Magazina gjermane “Der Spiegel” provokon Trumpin: Biden, bëj Amerikën përsëri të shkëlqyer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *