Avokati nga Shqipëria, Spartak Ngjela, ka publikuar një pjesë, më të bukurën e fjalimit të Gjergj Fishtës, në funeralin madhështor të Avni Rustemit, përcjell MekuliPress.com
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo është për të gjithë ata beogradas të cilëve iu vra Esat Toptani; dhe që shqetësohen për Avni Rustemin.
Postimi i tij i plotë në Facebook:

Për të gjithë ata beogradas të cilëve iu vra Esat Toptani; dhe që shqetësohen për Avni Rustemin:
Po iu postoj pjesën më të bukur të fjalimit të Gjergj Fishtës, në funeralin madhështor të Avni Rustemit…
Pjesë e fjalimit të Gergj Fishtës në varrimin e Avni Rustemit…
Hajde, Avni, pra, tash me u da pergjithmonë. E sa per punë të Shqipnis mos ban merak: Un, që ti e din se nuk gënjej, po ta jap fjalën ktu mbi grykë të vorrit tand se ideali yt kombtar do të triumfojë e Shqipnija ka me perparue e lirë e lulzueme; pse në nji anë deka ka me herrë, ka me korrë, ka me shkmesë ket frrotë idiotash, egoistash, fanatikësh e farizejsh, neper kthetrat e të cilvet sod fati i atdheut âsht tue u pershku; në tjetrën anë Perendija i amshueshëm ka me shndritë mendjen e ka me dikue aq fort fuqî në zemër të moshës së re, që kjo, me punë, me ndigjesë ndaj ligjët e me nji atdhedashtnî të vertetë, ta mbajë Shqipnîn, ta bâjë me perparue e me lulëzue krahas me kombe të tjera të qytetnueme. Ka me pasë Shqipni! Do të bahet Shqipnija!”




