A nuk do ishte mirë të kishte një formulë mëngjesi që nuk dështon kurrë?

The Foundational Five, krijuar McKel Hill Kooienga është një sistem i lehtë që ju ndihon të ushqeni trupin tuaj pa u menduar shumë. Është e përkryer për ato mëngjese, ku shkoni në kuzhinë me sytë thuajse mbyllur.

“Përdorimi i një sistemi të thjeshtë siguron që ju të jeni duke ushqyer trupin tuaj, duke konsumuar një ekuilibër të makroelementëve në kombinim me “faktorin e aromës”, i cili feston gjallërinë e ushqimit, shijen dhe aromën që me të vërtetë i bën vaktet tona më të këndshme”, thotë Kooienga.

“Është kaq e rëndësishme të dini se si ta ushqeni trupin tuaj mirë dhe gjithashtu si ta bëni atë në një mënyrë që të jetë e këndshme, pozitive dhe argëtuese.”

Sipas Kooienga, kur jeni duke përgatitur mëngjesin, ose dhe vakte të tjera të shëndetshme, duhet të përqendroheni në pesë përbërësit e mëposhtëm:

Proteina: fasule, legume, tofu, quinoa, arra, fara, vezë, ushqime deti, mish etj.

Lexo po ashtu:  Ndikimi i artit në zhvillimin e fëmijëve

Yndyra: vaj ulliri ekstra i virgjër, ullinj, vaj avokado, avokado, arra, fara, salmon, ton, sardele, arrë kokosi, vaj kokosi etj.

Karbohidratet me niseshte dhe sheqer: patate, tërshëra, quinoa, oriz, bukë, makarona, fasule, bizele, misër dhe fruta.

Karbohidrate të tjera: zarzavate dhe perime, si rukola, lakra jeshile, domate dhe tranguj.

Faktori i aromës: salca të ndryshme, erëza etj.

Për çdo mëngjes, sigurohuni që të vendosni diçka nga secila kategori. Kështu do të keni një pjatë plot me vlera ushqyuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *