Ekziston një shprehje në SHBA, që ne shpenzojmë më shumë kohë për armiqtë sesa për miqtë. Vuçiç nuk është armik, por ne shpenzojmë më shumë kohë duke u marrë me marrëdhëniet me të, sesa duke promovuar vlerat demokratike, institucionet dhe reformatorët në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor

Kështu është shprehur ndër të tjera në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ish-ambasadori i SHBA në NATO, Kurt Volker. Duke folur për sjelljen e Perëndimit ndaj Serbisë me idenë e mbajtjes së saj larg Rusisë, Volker thekson se kjo politikë po e çon në pikë të vdekur perëndimin që nuk po kupton se i vetmi që po shet këtu është presidenti serb.

!Nëse Franca mund të shesë aeroplanë, ajo do ta bëjë këtë. Prandaj, nuk është politikisht e rëndësishme për Francën. Ajo e sheh nga pikëpamja e biznesit. Asaj i pëlqen ideja që njerëzit të blejnë avionë Rafale. Pra, është thjesht biznes.

Nga ana serbe, ka disa gjëra në lojë. Mendoj se Vuçiç, në thelb, po përpiqet ta shndërrojë Serbinë – le të themi – në një Rusi në Ballkan. Kështu, ta bëjë një komb dominues në mesin e të tjerëve në Ballkanin Perëndimor, që luan me kartën e minoritetit serb në vende të tjera, duke u mbështetur në masë të madhe te Rusia, burimet e saj energjetike, Kisha Ortodokse Ruse…, “thotë ai.

I pyetur mbi qëndrimin amerikan, Volker shton se është e njëjta muzikë.

Kjo është ajo që SHBA-ja thotë se është politikë e saj. Kjo është ajo që Franca thotë se është politikë e saj – ne duhet ta ndajmë Serbinë nga Rusia. Por, ta arrish këtë duke forcuar personin që ruan marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë, duket se nuk ka shumë kuptim.

Nën Vuçiçin, kemi parë forcimin e nacionalizmit serb, përpjekje për të minuar Malin e Zi, për të mbështetur Millorad Dodikun, për të minuar Bosnje e Hercegovinën dhe për të ndryshuar Qeverinë në Maqedoninë e Veriut, e cila është më pak proevropiane. Të gjitha këto janë gjëra, në të cilat Vuçiç luan një rol të madh në prapaskenë…Perëndimi merret më shumë me Vuçiçin sesa me promovimin e demokracisë në pjesën tjetër të Ballkanit… Duket se po angazhohemi më shumë rreth Vuçiçit, ndërkohë që po humbasim nga pak Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Bullgaria është në një gjendje të tmerrshme,” thotë ai.

Lexo po ashtu:  Avokati denoncon skandalin: Rama merr me qira aeroplanin luksoz për udhëtime, me kosto dhjetra milionë dollarë