Tri gola janë shënuar në pjesën e parë të ndeshjes në mes Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësueses së Kosovës.

Goli i parë për fqinjët erdhi në minutën e 15’ të takimit, kur një goditje e lehtë nga Ristovski, u devijua nga Kololli dhe përfundoi në rrjetën e Muric.

Kosova gjeri barazimin në minutën e 29’, përmes Hadergjonaj, që ka shfrytëzuar një gabim të mbrojtjes maqedonase dhe ka shënuar nga distanca.

Epërsia u rikthye nga maqedonasit, vetëm katër minuta më vonë, kur nga një harkim i Enis Bardhit, ishte Drako Velkovski, ai që u gjend më së miri në zonë, duke shënuar për 2 me 1.

Pjesa e parë u kontrollua nga përfaqësuesja e Kosovës.

Lexo po ashtu:  Sfidojnë Tiranën në Europë, Beshiktash i dërgon Milanit dy oferta për sulmuesin e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *