Tri gola janë shënuar në pjesën e parë të ndeshjes në mes Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësueses së Kosovës.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Goli i parë për fqinjët erdhi në minutën e 15’ të takimit, kur një goditje e lehtë nga Ristovski, u devijua nga Kololli dhe përfundoi në rrjetën e Muric.
Kosova gjeri barazimin në minutën e 29’, përmes Hadergjonaj, që ka shfrytëzuar një gabim të mbrojtjes maqedonase dhe ka shënuar nga distanca.

Epërsia u rikthye nga maqedonasit, vetëm katër minuta më vonë, kur nga një harkim i Enis Bardhit, ishte Drako Velkovski, ai që u gjend më së miri në zonë, duke shënuar për 2 me 1.
Pjesa e parë u kontrollua nga përfaqësuesja e Kosovës.
