Martesa është një variabël e rëndësishme në shpjegimin e hendekut gjinor të pagave sepse efektet e saja në karrierë dhe në paga janë shumë të ndryshme për të dy gjinitë. Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i Minnesota në SHBA, rezulton se burrat e martuar kanë shumë më shumë të ardhura se sa tre kategoritë e tjera (burra beqarë, gra beqare dhe gra të martuara).

Një nga arsyet e përmendura është pikërisht ndarja e detyrave, e cila bën të mundur që burrat të përqendrohen në punë dhe karrierë, forcon rolin mashkullor të personit kryesor përgjegjës për mbështetjen financiare të familjes, gjë që i bën burrat më të qëndrueshëm dhe të besueshëm, dhe më të gatshëm për të punuar shumë, duke rritur pra produktivitetin e tyre.

Gjithashtu në raport theksohet se stereotipet dhe normat shoqërore forcojnë zgjedhjet e burrave të martuar për të marrë më shumë punë dhe përgjegjësi më të mëdha profesionale pas formimit të njësisë familjare. Nga kjo rrjedh se martesa (dhe mbi të gjitha atësia) gjithashtu funksionon si një sinjal i produktivitetit për punëdhënësit, të cilët me vetëdije ose jo, kanë tendencë të favorizojnë baballarët në promovime dhe në pagesa në krahasim me ata që janë beqarë edhe pse më produktivitet të barabartë. (Ilsole24ore) – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lexo po ashtu:  Zbulimi i “Colchicum triphyllum” në tokën shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *