Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

NE NUK SHESIM PRINDËR

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Një çift i ri hyri në dyqanin më të bukur të qytetit që shiste lodra fëmijësh. Burri dhe gruaja panë për një kohë të gjatë kukullat e lojrat e ndryshme me ngjyra të mrekullueshme. Kishte kukulla që qanin e që qeshnin, lojra elektrike, kuzhina të vogla që gatuanin torta të vogla e pica. Nuk arrinin kurrë të vendosnin se çfarë të blinin.

Atëherë, u afrua një shitëse, që t’i ndihmonte.
“Shikoni”,- i tha gruaja,-“ne kemi një vogëlushe shumë të vogël, por jemi jashtë shtëpie pothuajse gjithë ditën, e shpesh edhe në mbrëmje”.
“Është një fëmijë që qesh pak”,- vazhdoi burri.
“Dëshirojmë t’i blejmë diçka që do ta bënte të lumtur”,-tha gruaja,- “edhe atëherë kur ne nuk jemi aty. Diçka që mund ta gëzojë edhe atëherë kur është vetëm në shtëpi”.
“Më vjen keq”,- buzëqeshi me dashamirësi shitësja,- “por, ne nuk shesim prindër”.

Lexo po ashtu:  Janë librat që na lexojnë ne. Na njohin, edhe pse janë shkruajtur njëqind vjet më parë. Disa arsye të forta për të shfletuar gjithmonë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *