Është shfaqur në një të ashtuquajtur ‘Fjalë drejtuar Kombit’, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç. Ai ka folur për ‘terrorin dhe pogrom’ ndaj serbëve të Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që akuzohet se kërkon vetëm luftë.

Ndër të tjera, Mojsiloviç ka kërkuar nga KFOR që të marrë masa për sigurimin e serbëve që jetojnë në Veri të Kosovës duke deklaruar se ushtria serbe po monitoron me ankth të madh situatën e krijuar.

Ushtaraku serb ka vënë në dukje se ushtria serbe do të zbatojë çdo urdhër të Komandantit Suprem në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe Kartën e OKB-së.

Në Beograd janë ‘shqetësuar’ për shkak të arrestimit të një tjetër banditi me kombësi serbe në Kosovë, Nenad Orloviç, i akuzuar se ka marrë pjesë në protestat e dhunshme kundër KFOR.

Situata është në kufijtë e një teatraliteti grotesk kur disa sillen sikur kanë në dorë Luftën e Yjeve dhe do ta shpallin atë në emër të të drejtave të disa banditëve fashistë të arrestuar që as nuk janë gjykuar ende. Shtuar kësaj dramën e vetmuar nga Tirana për qametin dhe Ballkani si Fuçi Pordhësh kompletohet në karikaturizimin e plotë të vetes.

Lexo po ashtu:  Vuçiç njofton krijimin e "Bllokut Serb"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *