Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar në një intervistë televizive se së shpejti do të njoftohet tërheqja e njohjes së Kosovës nga një vend tjetër. Ai ka shpjeguar se njoftimi do të bëhet më 23 ose 24 shkurt, meqenëse Serbia, siç tha ai, ka një marrëveshje për të mos e zbuluar emrin e vendit para kësaj date.

Po kështu Vuçiç ka bërë të ditur se Beogradi është në negociata edhe me një vend tjetër që është i lëkundur për të tërhequr njohjen ndaj Kosovës. Në tërësi bëhen 28 vende që eventualisht me këto të dyja tërheqin njohjen e Kosovës, një zhvillim diplomatik që ka rëndësi edhe për negociatat e ndërmjetësuara nga Perëndimi.

Shtrohet pyetja: edhe sa kohë duhet të presi Edi Rama dhe t’i tregoj rrugën fashistit serb, Vuçiç?!

Lexo po ashtu:  Zëvendëskryeministri Hoti: “Taksa duhet të hiqet SOT, MENJËHERË, PLOTËSISHT. Nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me ShBA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *