Shfaqja e të përzierave në stomak të kombinuara me dhembje koke mund të jetë shenjë e ftohjes dhe e gripit, por edhe pasojë e stresit dhe anksiozitetit

Ekzistojnë disa shkaktarë të ndryshëm të njohur për shkak të të cilëve mund të jenë të lidhur me ndjenjën e të përzierave.

Sipas një këndvështrimi, gjatë migrenës janë të përfshira dhe të stimuluara rrugët nervore drejt qendrës së të përzierave.

Sipas këndvështrimit tjetër, fjala është për ndryshimin e nivelit të serotoninës, nga këndvështrimi i tretë është i mundshëm shkaku i rritjes së presionit intrakranial dhe veprim direkt mekanik në qendrën e të përzierave.

Kombinimi i dhembjes së kokës dhe i të përzierave është i shpeshtë në sulmet e migrenës, por edhe me tipat e tjerë të dhembjet e kokës, siç janë tensioni apo dhembje koke klaster. Rreth gjysma e migrenës përfshin edhe ndjenjën intensive të të përzierave.

Veç kësaj, ekziston edhe prirja individuale drejt të përzierave gjatë sulmit të dhembjes së kokës. Kur ndodh kjo, mjeku mund të përshkruaj ilaçe përkatëse, por ato nuk përdoren nëse të përzierat janë të buta dhe pa të vjella.

Lexo po ashtu:  Nëse keni këtë ndjenjë në gojë, mbase vuani nga diabeti i tipit 2

Së pari përdoren preparate të buta dhe nëse preparatet nuk janë të mjaftueshme, atëherë përdoret medikament më i fortë. Kombinimi i këtyre dy vështirësive është shpesh simptomë e ftohjes sezonale, depresionit dhe sulmit të panikut.

Nëse stresi është shkaktar i këtyre shfaqjeve, njëra ndër mënyrat që të pengohet kjo është të praktikuarit e metodave të relaksimit, aktiviteti fizik dhe sasia e mjaftueshme e ujit.

E kundërta e kësaj, alkooli dhe duhani mund të shkaktojnë shfaqjen e të përzierave në stomak, të cilat mund të shfaqen bashkë me dhembjen e kokës, si edhe të përkeqësojnë problemet tashmë ekzistuese.

Për këtë shkak rekomandohet shmangia e alkoolit dhe e duhanit te personat të cilët kanë shpesh të përziera.

Gjithashtu nuk duhet konsumuar pije me kafeinë, çokollatë, banane, djathëra të vjetër dhe produkte të mishit, të cilat gjithashtu mund të jenë shkaktarë të dhembjes së kokës.

Megjithatë, nëse bashkë me dhembjen e kokës dhe të përzierave shfaqen edhe çrregullime të vetëdijes, shikimit, fjalimit, ekuilibrit, ethet, shtangia e qafës apo mungesa e urinimit, është i nevojshëm kontrolli urgjent mjekësor. /Telegrafi/

Lexo po ashtu:  Delegacionit të OBSH në Kinë për të studiuar koronavirusin do t’i bashkohen dhe ekspertë amerikanë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *