Nga Paul Niland

“Center for European Policy Analysis”

Kremlini dhe makineria e tij e propagandës, po përhapin argumente të rreme për të përforcuar arsyet e një sulmit të mundshëm ndaj Ukrainës. Sado joshëse që mund të jetë, Vladimir Putini nuk mundet të nisë një fazë të re të luftës së tij kundër Ukrainës, pa hedhur më parë “bazat” e arsyetimit të sulmit të tij.

Siç kanë vënë në dukje shumë analistë, ne nuk e dimë se çfarë do të bëjë në fund Putin. Ndoshta ai vetë është ende i pavendosur. Mbase deklaratat e forta që vijnë nga Perëndimi,mbi përgatitjen e sanksioneve të reja nën të cilat do të vendosej Rusia nëse e zgjeron pushtimin në Ukrainën, mund të jenë duke ndryshuar llogaritjet që bëhen në Kremlin.

Megjithatë, retorika që i paraprin aksionit ushtarak vazhdon e pandërprerë, dhe vjen nga burime ruse të nivelit të lartë, sikurse janë postimet në Tëitter të ambasadave dhe Ministrisë së Jashtme Ruse. Ja cilat janë 5 narrativat kryesore të rreme, që propagandohen gjerësisht nga televizioni shtetëror rus për audiencën vendase, dhe që përforcohen nga avokatët e Kremlinitnë mbarë botën:

Çështja e gjuhës në Ukrainë

Synimi i keq-informimit mbi këtë temë, është ta paraqesë Ukrainën si të përçarë, duke e krahasuar lindjen rusisht–folëse me perëndimin ukrainisht-folës. Është e vërtetë që ukrainasit flasin gjuhë të ndryshme, dhe kryesisht (edhe pse jo tërësisht) sipas rajoneve.

Lexo po ashtu:  OKB/ Për herë të parë delegacioni shqiptar do të ulet krah SHBA-ve

Moska propagandon se një pjesë e madhe e qytetarëve në lindje të vendit, është e pakënaqur nga politika zyrtare e shtetit mbi çështjen e gjuhës.

Por realiteti është se ukrainasit janë të bashkuar nga një indiferencë ndaj zgjedhjes së gjuhës. Ukraina nuk është aspak e ndarë mbi këtë temë. Gati të gjithë njerëzit këtu flasin rrjedhshëm dhe të kënaqur me secilën nga gjuhët.

Bisedat dygjuhëshe janë të zakonshme. Rusia dëshiron ta portretizojë si të shtypur gjuhën ruse. Por fakt është se gjuha e vetme shtetërore, ukrainishtja, nuk ka asnjë ndikim të rëndësishëm në jetën e zakonshme të asnjë qytetari në Ukrainë.

Ukraina ka plane për të rimarrë me forcë Donbasin

Ky mit është fabrikuar tërësisht në Rusi. Është shumë më e besueshme që Rusia të ketëplanifikuar një provokim, si justifikim për dërgimin e më shumë trupave përtej kufirit, në mënyrë që të mbrojë gjoja qytetarët e saj në Donbas, të cilët kanë marrë pasaporta ruse gjatë viteve të fundit.

Pretendimi se Ukraina ka plane ushtarake, mund të hidhet poshtë nga palët e besueshme dhe të pavarura. Që nga shpërthimi i luftës, OSBE-ja ka pasur një ekip vëzhguesish ndërkombëtare (përfshirë 25 qytetarë rusë) të mandatuar për të raportuar gjithçka që shohin në terren në Ukrainën Lindore. Edhe raporti i fundit i datës 8 shkurt, fliste për shkelje të konsiderueshme të marrëveshjes së armëpushimit nga forcat separatiste të mbështetura nga Rusia.

Lexo po ashtu:  Vuçiq zbythet: Nuk mendova në intervenim ushtarak kur thash do t’i mbrojmë serbët në Kosovë

Rusia është në rrezik!

Presidentit rus Vladimir Putin i pëlqen ta portretizojë veten, sa një njeri me një forcë të madhe, po aq sa edhe si një viktimë. Fakti është se vetmi kërcënim për Rusinë, është kërcënimi ndaj regjimit të Putinit nga ide të tilla si demokracia dhe çrrënjosja e korrupsionit të shfrenuar.

Por, për të qetësuar dyshuesit, merrni parasysh se si mund të ishte veprimi ushtarak kundër Rusisë. Ne e dimë që shumë ukrainasit janë rekrutuar për të luftuar në regjimentet e mbrojtjes territoriale. Por vështirë që ata të përbëjnë një forcë të aftë të pushtojë dhe mbajë territorin rus. Historia 31-vjeçare e Ukrainës moderne, nuk sugjeron se liderët e saj do të urdhëronin veprime ushtarake që do të çonin në një vetëvrasje masive.

Ukraina është e populluar nga simpatizantë të fashizmit dhe nazizmit

Një nga rrënjët e propagandës ruse, bazohet në faktin se gjatë Luftës së Dytë Botërore, disa ukrainas vendosën t’i kundërvihen Ushtrisë së Kuqe, duke u rreshtuar me gjermanët. Por ky është një version shumë i thjeshtëzuar i asaj historie.

Lexo po ashtu:  The Guardian: Tifozët e Serbisë ‘shfaqën slogane fashiste dhe kënduan për vrasjen e shqiptarëve’ gjatë ndeshjes me Zvicrën

Arsyeja e dytë buron nga fakti se disa ukrainas, janë ende sot të motivuar nga ideologji të neveritshme të së djathtës ekstreme. Mjerisht njerëz të tillë, mund të gjenden kudo. Ekstremistët janë të neveritshëm, pavarësisht nga kombësia e tyre. Por pikëpamje të tilla janë proporcionalisht shumë më pak të zakonshme në Ukrainë, sesa në vende të tjera, madje edheato perëndimore.

Ukraina refuzon të respektojë Marrëveshjen e Minskut

Në fakt, ekzistojnë mosmarrëveshje midis palëve se si duhet të zbatohet kjo marrëveshje. Njëprej tyre ka të bëjë me kohën dhe kushtet në të cilat duhet të mbahen zgjedhjet lokale. Kur flitet për qëllimin e deklaruar të Marrëveshjes së Minskut – rikthimin e rajoneve lindore nënkontrollin e qeverisë së Kievit – Rusia refuzon ta zbatojë atë.

Moska refuzon t’i përmbahet pikës së parë, që flet për një armëpushim dhe tërheqjen e kategorive të tëra të armëve. Në fakt, ato artileri dhe mortaja të ndaluara në këtë dokument,ka shumë të ngjarë të përdoren kundër ukrainasve.

Marrë me shkurtime

Shënim: Paul Niland, është një shkrimtar irlandez që jeton në Ukrainë prej gati dy dekadash.Ai është themelues i organizatës “Lifeline Ukraine”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *