Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë se të premten, 15 prill, është sulmuar Policia e Kosovës në veri të vendit, teksa është nisur për të marrë detyrën në pikat kufitare.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare“Sot rreth orës 7:40 ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës, e cila ka qenë duke shkuar për të nisur ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm, tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK-47, si një akt terrorist, është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Sveçla në një konferencë të jashtëzakonshme, bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
Sveçla ka thënë se “grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë”.

Ky lajm do të përditësohet shpejt./REL/
