Shumë prej nesh nuk e shohin problemin që ekziston me kohën e qëndrimit para ekranit, gjë që është një pjesë kaq thelbësore e jetës në botën moderne. Teknologjia dhe mediat sociale mund të kenë një efekt vërtet pozitiv në jetën tonë. Por ajo që ndihet si një pjesë normale dhe e nevojshme e ditës sonë, mund të ketë edhe pasoja negative.

Psikologët i kanë lidhur aplikacionet e mediave sociale me rritjen e vetmisë dhe depresionit, pjesërisht për shkak të mënyrës se si ato ju nxitin ta krahasoni jetën tuaj me atë të të tjerëve në mediat sociale, dhe pjesërisht sepse lidhja virtuale me të tjerët nuk përmbush nevojat tona si krijesa sociale në të njëjtat mënyra si takimi fizik në jetën reale.

Shpërblimi që marrim nga lidhja në mediat sociale është si të luajmë në një automat, ndërsa takimi personal na lidh me shoqërinë në një nivel shumë më të thellë. Ekspertët sugjerojnë se koha ideale për të kaluar në rrjetet sociale në ditë është 2 orë, në mënyrë që të mund të maksimizoni lumturinë tuaj. Mendoni se dëshironi që të zvogëloni sasinë e kohës që shpenzoni me teknologjinë? Ja cilat janë 5 mënyrat efektive për të reduktuar kohën që kaloni çdo ditë para ekranit:

  1. Çaktivizo opsionin e njoftimeve
Lexo po ashtu:  Jeni të lodhur? Ja si të bieni në gjumë në vetëm një minutë

Impulsi më i dukshëm kur telefoni ynë lëshon një tingull, është që ta kontrollojmë atë. Por telefonat inteligjentë ju japin fuqinë për t’i çaktivizuar këto njoftime, dhe për t’i mbajtur shpërqendrimet në nivelet e tyre minimale. Për më tepër iPhone-ët tani kanë opsionin “fokus” për të caktuar një kohë për grumbullimin e njoftimeve në një dritare të caktuar.

Do të habiteni se sa shumë do ta bëjë diferencën, veçanërisht kur e marrim në dorë në mënyrë të pandërgjegjshme telefonin tonë për ta kontrolluar mesatarisht më shumë se 50 herë në ditë. Nëse doni të dini mesataren tuaj personale, ju mund të gjeni dhe aktivizonin funksionin e kohës të kaluar para ekranit në telefonin tuaj celular.

  1. Mos e merrni telefonin në dhomën e gjumit

Disa njerëz flenë me telefonat pranë shtratit të tyre. Arsyetimi për ta pasur telefonin kaq afër, është se dikush mund të ketë nevojë të kontaktojë me ju gjatë natës në rast urgjence. Por këtu duhen marrë parasysh dy elementë.

Lexo po ashtu:  Fragment shumë motivues nga Marylin Monroe!

Së pari, nëse diçka është kaq urgjente, zhurma e telefonit do të jetë e mjaftueshme për t’ju zgjuar në një shtëpi të qetë kudo që ta lini atë. Së dyti, ia vlen ta vendosni telefonin tuaj në modalitetin e gjumit, dhe të zgjidhni se cilët numra mund t’ju telefonojnë dhe t’ju njoftojnë edhe pse gjithçka tjetër është në heshtje.

Duke e lënë telefonin jashtë dhomës së gjumit, do të reduktoni jo vetëm kohën e kaluar para ekranit, por do të krijoni gjithashtu një hapësirë të qetë dhe pa teknologji për t’u çlodhur. Kjo mund t’ju ndihmojë të largoheni më shpejt nga varësia që keni nga telefoni.

  1. Kthejeni ekranin e telefonin tuaj nga varianti shumëngjyrësh në atë gri

Një pjesë e problemit me telefonat celularë, është varësia ndaj pamjeve vizuale të ekranit. Lëvizja “Go Grey” inkurajon njerëzit të ndryshojnë ekranin në ngjyrë gri, e cila do të reduktojë ndjenjën e varësisë nga telefoni. Truri ynë tërhiqet nga gjërat shumëngjyrëshe dhe me shkëlqim, prandaj zvogëlimi i atraktivitetit të telefonit, i rrit shanset për të shtypur dëshirat tuaja për t’u marrë gjatë me të.

  1. Tregojuni miqve tuaj kohën kur e fikni telefonin
Lexo po ashtu:  Pse fiksohemi më shumë pas atyre që nuk na duan? Ja si e shpjegon shkenca

Nëse jeni të shqetësuar se fikja e telefonit tuaj do të shkaktojë shqetësimin e miqve, tregojuni atyre se po e bëni atë. Askush nuk dëshiron që miqtë e tyre të ndihen sikur po bëhen fantazmë. Ata me siguri që do t’ju mbështesin shumë në misionin tuaj për të reduktuar kohën e kaluar para ekranit. Zvogëlimi i pritjeve që të jeni menjëherë i disponueshëm ndaj thirrjeve telefonike apo mesazheve, është një mbrojtës i rëndësishëm i shëndetit tuaj mendor.

  1. Ndërroni bisedat në internet me takime të jetës reale

Ndërsa interneti është një mënyrë e shkëlqyer për t’u lidhur shpejt me njerëzit, marrëdhëniet domethënëse krijohen dhe mbahen kur takohemi në jetën reale. Ndaj bëjeni si prioritet planifikimin e pirjes së kafes me një mik, ose shfrytëzojini orët e pushimit të drekës për të biseduar me kolegët në vend se vetëm të merreni me telefonin tuaj. Kjo do të sjellë një ndryshim të madh të rutinës tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *