Pesë rezoluta të ndryshme janë dërguar në Parlamentin Europian për ngjarjen në Banjë më 24 shtator. Grupe të ndryshme eurodeputetësh kanë dënuar sulmin në veri të Kosovës dhe kanë kërkuar vënien e përgjegjësve para drejtësisë.

“S&D Group”, që përbëhet nga socialistët dhe demokratët, i kërkohet Bashkimit Evropian që “të ndryshojë urgjentisht politikën e saj zbutëse ndaj Serbisë” dhe të heqë menjëherë masat e marra ndaj Kosovës.

Grupi politik pro-evropian ka paraqitur në PE një rezolutë me të cilën kërkon që BE dhe shtetet anëtare të saj të përgatisin sanksione kundër organizatorëve, financuesve dhe autorëve të sulmit të 24 shtatorit në Banjë duke u bazuar në gjetjet e hetimit. Gjithashtu, ata i kërkojnë Serbisë të përmbahet nga përpjekjet e saj për ta izoluar Kosovën nga bashkësia ndërkombëtare.

Grupi i “Të Gjelbërve/Aleanca e Lirë Evropiane”, i përbërë nga parti politike të gjelbra dhe regjionale, ka dorëzuar në PE një draft-rezolutë prej 24 pikash. Në pikën 2 të saj kërkohet që të gjithë autorët e sulmit terrorist në Banjë të sillen para drejtësisë. Aty përmenden edhe sulmet gjatë muajit maj ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ky grup ka shprehur shqetësimin për provat që lidhin grupet kriminale në veri të Kosovës me shtetin e Serbisë.

Lexo po ashtu:  Për me u bë 2 vite Kryeministër, ja fali Malit T'zi 8000 hektar tokë, ??? ????????? ?????? ?????????̈?? ??̈ ??????????̈: ??? ? ?????? ??????

Edhe Grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë, që vijnë nga qendra e djathtë, kanë hartuar një draft-rezolutë me nëntë pika. Në të kërkohet të hetohet Serbia dhe të mbahet përgjegjëse për veprimet e grupit terrorist.

Edhe PPE kanë dërguar në Parlamentin Europian rezolutën e tyre. Grupi më i madh dhe më i vjetër në Parlament, ai i qendrës së djathtë, dënon sulmin kundër policëve të Kosovës në Banjë dhe kërkon nga autoritetet kosovare që të dyfshojnë përpjekjet e tyre “për të parandaluar kontrabandën e armëve në vend, e cila po bëhet duke përdorur autoambulanca dhe objektet e kishës që i përkasin Kishës Ortodokse Serbe në veri të Kosovës”.

“Dënojmë strehimin e autorëve të inkursionit të armatosur në veri të Kosovës, si dhe çdo propagandë për ta, glorifikimin e veprimeve të tyre apo mbështetjen politike për ta”, thuhet në rezolutën e PPE.

Sqarim!
Në gjuhën shqipe, emri i fshatit ku sulmuan terroristët serbë, quhet “Banjë”, ndërsa në gjuhën serbe quhet “Banjska”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *