Peshëngritësi Ertjan Kofsha u shpall sot kampion bote për të rinj.

Në kampionatin Botëror për të Rinj që po zhvillohet në Guadalahara të Meksikës, Shqipëria u përfaqësua nga Ertjan Kofsha, i cili fitoi medaljen e artë, duke konfirmuar edhe një herë potencialin e tij, njoftoi sot Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Kofsha fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes me 159 kg dhe u rendit i katërti në botë në total në dygarësh me plot 345 kg. /ata.gov.al

Lexo po ashtu:  Europa League, shorti i 1/8 të finaleve përplas Itali-Spanjë: Inter peshkon Getafe, Roma ‘qethet’ në Sevilla