Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron të mbrojë kishat serbe në atë territor, por sipas tij, dëshiron t’i paraqesë ato si trashëgimi shqiptare.

“Është e rrezikshme që Albin Kurti nuk flet për origjinën, domethënë kush është pronari i trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, ai nuk përmend Kishën Ortodokse Serbe ose shtetin e Serbisë, por i sheh ato në kontekstin e historisë shqiptare”, ka thënë Petkoviq

Sipas tij, është çështje “hipokrizie” e Prishtinës dhe “mashtrimit” të bashkësisë ndërkombëtare.

Lexo po ashtu:  Veç Gjermanisë, edhe Greqia bëhet gati të njohë patentat shqiptare! Kryeministri: Jemi njoftuar dje nga qeveria greke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *