Ekonomisti Carlo Cipolla ka përpunuar një sistem efikas për ta identifikuar budallallëkun, pa shumë paqartësi: një grafik kartezian. Boshti horizontal mat përfitimin që nxjerr njeriu nga veprimet e veta, boshti vertikal tregon përfitimet që nxjerr një tjetër person apo një grup personash të tjerë.

Përfitimi mund të jetë pozitiv, zero ose negativ (pra një humbje). Të dy boshtet përcaktojnë katër kuadrante që identifikojnë 4 “tipologji njerëzish”.

  1. Të papërvojët: njerëz që me veprimet e tyre dëmtojnë veten, ndërkohë që prodhojnë një avantazh për dikë tjetër.
  2. Inteligjentët, njerëz, veprimet e të cilëve u sjellin avantazh atyre vetë, por edhe të tjerëve.
  3. Banditët: Njerëz që veprojnë në mënyrë të tillë që të kenë avantazh duke dëmtuar të tjerët.
  4. Dhe budallenjtë: Njerëz që u bëjnë dëm të tjerëve, por pa nxjerrë asnjë avantazh për veten e tyre, apo duke pësuar ndonjë dëm. Ky është rezultati më i keq i mundshëm.
Lexo po ashtu:  Gjashtë tiparet e veçanta të vetmitarëve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *