Ekonomisti Carlo Cipolla ka përpunuar një sistem efikas për ta identifikuar budallallëkun, pa shumë paqartësi: një grafik kartezian. Boshti horizontal mat përfitimin që nxjerr njeriu nga veprimet e veta, boshti vertikal tregon përfitimet që nxjerr një tjetër person apo një grup personash të tjerë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Përfitimi mund të jetë pozitiv, zero ose negativ (pra një humbje). Të dy boshtet përcaktojnë katër kuadrante që identifikojnë 4 “tipologji njerëzish”.
- Të papërvojët: njerëz që me veprimet e tyre dëmtojnë veten, ndërkohë që prodhojnë një avantazh për dikë tjetër.
- Inteligjentët, njerëz, veprimet e të cilëve u sjellin avantazh atyre vetë, por edhe të tjerëve.
- Banditët: Njerëz që veprojnë në mënyrë të tillë që të kenë avantazh duke dëmtuar të tjerët.
- Dhe budallenjtë: Njerëz që u bëjnë dëm të tjerëve, por pa nxjerrë asnjë avantazh për veten e tyre, apo duke pësuar ndonjë dëm. Ky është rezultati më i keq i mundshëm.




