Kjo është piktura e fshehur në koridorin Kuvendit të Kosovës që përmban elemente kombëtare të shqiptarëve. Kjo pikturë rrezaton historinë e shqiptarëve dhe luftërat e tyre për liri e për bashkim kombëtar, shkruan MekuliPress.com. Dhe ky ishte “problemi” dhe “defekti” që duhej të përmirësohej nga ideologjia e ndërkombëtarëve dhe nga politikat e korruptuara vendore të pasluftës.

Dhe është mu kjo piktura që i pengoj Beogradit, klasës së paditur politike shqiptare të pasluftës dhe Listës Serbe. Paçka, kjo pikturë edhe u konzervua dhe u mbështell me leckë për hatër të Serbisë së Ivo Andriqit, Vaso Çubrilloviq, Dobrica Qosiqit, Aleksandër Rankoviqit, Slobodan Millosheviqit e Aleksandër Vuçiqit.

Sot, në ballë të murit të hallës së Kuvendit të Kosovës, në vend të pikturës ikonike me identitet e me histori shqiptare, shifet një pëlhurë/zhele, e nën të e fshehur nga publiku, qëndron e mbuluar historia e kombit shqiptar. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  𝗥𝗮𝗺𝗮: 𝗩𝗼𝘁𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗰̧𝗱𝗼 𝗽𝗮𝗿𝘁𝗶 𝘁𝗷𝗲𝘁𝗲̈𝗿 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗴𝘂𝗿 𝗶 𝗵𝗲𝗱𝗵𝘂𝗿 𝗻𝗲̈ 𝗸𝗲̈𝗻𝗲𝘁𝗲̈ (Lexo analizën e fjalimit të Ramës nga MekuliPress)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *