Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka thënë se ata duhet të përmirësohen përpara takimit me Lyonin në Ligën e Kampionëve.
Barca luftoi për të marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Real Valladolidit në La Liga dhe kjo ka shqetësuar ekipin katalunas në prag në ndeshjes ndaj Lyonit.
Pique ka thënë se Barcelona duhet të përmirësohet përpara takimit të nesërm (e martë) ndaj Lyonit në Ligën e Kampionëve.
“Nuk luajtëm mirë, nuk ishte një lojë e mirë. I vetmi lajm i mirë është fitorja, rikthimi te tri pikët, por ne duhet të përmirësohemi”, ka thënë fillimisht Pique.
“Ndjenjat nuk janë të mira dhe për të martën, duhet të jemi më të mirë”.
“Ne duhet të gjejmë rrjedhshmëri dhe të luajmë lojën tonë, pasi kjo është ajo që na ka sjellë tituj”.
“Nëse nuk e shpejtojmë qarkullimin e topit dhe nuk e kemi posedimin … ne kthehemi në një ekip të dobët”.
“Kjo është ajo që ne duhet të përmirësojmë sepse kundërshtarët e dinë”, përfundoi mbrojtësi spanjoll.