Feridum Doko 

Ne vitin 1952, 19 vjecarit me emrin Feridum Doko I kishte ardhur ne maje te hundes varferia dhe mbikeqyrja intensive ne perditshmerine e jetes ne Shqiperi. Mbas bisedave te fshehta me miqte e tij te ngushte ne vlore, te cilet ishin gjithashtu te pakenaqur, 3 djem te rinj vendosen te arratiseshin per ne Greqi nepermjet Permetit.

Per te kaluar kufirin, tre djemte paguan nje kontrabandist njerezish te famshem, I cili I ndihmoi te arrinin ne Greqi. Perpara se te nisej, Feridumi mori nje pistolete te cilen nena e tij e mbante te fshehur ne shtepi per vetembrojtje. Me nje njohuri te thelle te rrugeve qe do te ndiqte, ai njoftoi mamane se do te vizitonte te vellain, nje mesues ne Ujanik, Skrapar. Feridumi kaloi naten ne Ujanik, I vendosur qe do t’I bashkohej miqve te tij, sipas planit qe kishin vendosur – por ne mengjes, pritshmerite e tij do te shkaterroheshin totalisht.

Feridumi u fut ne nje qeli, me balte dhe fekale qe I vinin deri tek kyci I kembes. Ai I mohoi akuzat per arratisje, por u dergua gjithsesi ne nje burg te famshem, ku e zuri nje semundje serioze mushkerish, e cila per pak e vrau.

Feridumi eshte torturuar rregullisht ne qeline e burgut, ne menyre qe te spiunonte emrat e bashkepuntoreve te tij. Mbasi ai refuzoi te spiunonte, rojet e quajten nje budalla kokforte per besnikerine e tij.

Gjithsesi, insistimi I tij per pafajshmerine e tij perballe torturave ishte I kote, pasi fati I tij do te vendosej ne gjykate nga nje deshmmitar ocular qe deshmoi kunder tij.
Deshmitari okular ishte vete mamaja e tij. Vite me vone, makthi I tij ka mbaruar. Tashme ai eshte nje gjysh krenar I nje nipi adoleshent dhe thote se pjesa me e veshtire e te shkuares se tij nuk ishin traumat qe kaloi nga regjimi por tradhetia e nenes se tij e cila deshmoi kunder tij ne gjykate. Ky eshte nje mendim me te cilin I eshte dashur te luftoje me vite.

Lexo po ashtu:  7 këshilla për të mos thithur energjinë negative të të tjerëve

Historia e Feridumit eshte nje histori besnikerie, e cila perngjason me historite e shume familjeve te tjera te cilat u shkaterruan, ne menyre qe te nenshtroheshin totalisht ndajt Partise. Kontrolli i informacionit dhe kontrolli i disidences jane jetike per mirembajtjen e nje shteti totalitarian dhe nje pjese e madhe e informacionit te brendshem vinte nga vete pjesetaret e familjes. Paranoja e kudondodhur e krijuar nga partia, bente qe familje te tera te jetonin me friken se mund te persekutoheshin mbi bazen e dyshimeve per veprimet e njerit prej pjesetareve te tjere te familjes. Fatkeqesisht, kjo ishte nje gje normale ne nje shoqeri te mbytur nga regjimi totalitarian.

Ne fjalet e tij:

“Qelite ishin shume te ngushta, 1.5m te gjata dhe 3 metra te larta.

Ndenja ne paraburgim per pothuajse 3 jave pa pasur as edhe nje interviste fillestare. I hiqja kepucet nga kembet ne menyre qe te mbroja gjoksin ndaj cimentos se ftohte dhe te lagesht kur shtrihesha. 15 dite me vone, filloi hetimi duke me pyetur se ke kisha takuar gjate udhetimit per ne Ujanik. Pastaj filloi tortura fizike. Me prangosen duart mbas kurrizi per 15 dite.

Roja mi hiqte vetem kur haja ose shkoja ne tualet. Me informoi me sadizem se nuk do ja mbathja dot kurre pa I treguar se ke kisha takuar ate dite. Por un vazhdova me historine time, vazhdova me te njejtin skenar. Per kete gje, kam kaluar tortura te tmerrshme.

Per me pak se 2 muaj, u dobesova jashte mase dhe u bera kocke e lekure. Sa me godiste polici, me binin te fiket. Mbaj mend qe heren e fundit qe me torturoi, me duhej te shpikja nje genjeshter dhe I thashe 2 emra. Isha I sigurt qe keta njerez ishin ekzekutuar ne Berat ne vitin 1946. ‘ngrije zerin budalla. Je torturuar pa arsye.” Me tha – dhe me ne fund nuk me torturoi me.

Lexo po ashtu:  Gjashtë mitet dhe të vërtetat mbi vetminë, dhe ndikimin që ka ajo mbi shëndetin e njeriut

Me “vizitoi” nje hetues tjeter. Dukej me I afte dhe me I sofistikuar ne manerizmat e tij. Duke pare ne cfare gjendjeje isha une, me kenaqesi do merrte duke torturuar nje kufome. Ne momentin qe me gjuajti me shkop, me rane te fiket.

Ky ishte ai qe me tha qe isha nje budalla kokforte qe nuk I tradhetoja bashkepunetoret e mi. une vazhdoja mohoja cdo gje, duke vendosur mos te spiunoj. Ne nje pike, shkruajti nje raport zyrtar se cfare kishte ndodhur ku thoshte: “Nuk ka rendesi se si e deklaron veten I pandehuri. Prokuroria ka nje deshmi te firmosur dhe te betuar nga nje deshmitar okular” te cilin do e takoja me vone.

Mqs ndihesha ne kurth dhe nuk kisha me fuqi ti rezistoja me presionit fizik dhe psikologjik, e firmosa dokumentin, duke menduar qe do e mohoja gjate gjyqit. Si perfundim, me nxoren nga biruca dhe me cuan ne burgun qendror.
Ju lutem te me falni, por akoma kam turp ta pranoj qe atehere vuaja nga zgjebe.
Ne burgun qendror kishhte nje shpirt miqesie midis te burgosurve, qe na bente te ndiheshim sikur ishim pjese e nje familjeje. U perpoqen te me ushqenin, por nuk mund te haja pasi ndihesha akoma I dobet dhe kisha temperature te larte.

Insistimi per pafajshmerine time rezultoi ne 4 seanca gjyqesore; nuk behej fjale qe une ta pranoja qe kisha thyer ligjin. Gjyqtari ( qe ne ate pike ishte irrituar) ftoi si deshmitare Myzafere Dokon, mamane time.

Lexo po ashtu:  Historia e Fatos Çollakut, një jetë e ndërprerë nga shteti

Ajo kishte qene personi qe me kishte kallezuar tek Kryebashkiaku I Beratit; ajo ishte arsyeja se pse me kishin arrestuar dhe ajo ishte personi qe deshmoi kunder meje ne gjyq.

Ajo tha qe : “Keto jane te njejtat ide qe kishte edhe gjate luftes; ai nuk ka besuar kurre tek Partia Komunise; ka qene gjithmone shume I vendosur per pakenaqesirat ndaj sistemit; donte te tradhetonte vendin duke u arratisur ne Greqi.       Perpara se te konfirmonte perseri qe ishte ajo e cila me kishte denoncuar.

Me denuan me 10 vite burg, mqs trupi im po luftonte me nje temperature te lart 39.5 grade Celsius. Keshili I mbrojtjes shpalli qe ceshtja ishte e mbyllur per shkak te deshmise se nenes time. Ajo ma mbylli gjithcka.

Mamaja erdhi me vizitoi ne burg. Sic duket, disa te afermit e mi e kishin shtyre qe te me takonte pasi isha diagnostikuar me kancer ne mushkeri.

Kur u takova me nenen time, ishim te dy mbas hekurave – me hapesire ne mes.
Erdhi dhe qau, ndoshta ishte penduar; nuk e permendem si ceshtje ate dite. E pa se ne cfare gjendjeje te mjerueshme isha, ku me duhej te pushoja mbas cdo 4 hapash, sepse ndihesha I rraskapitur, megjithese isha nje djale I ri.
Serisht, per hir te Zotit mbijetova.

Arrita te perfundoja pjesen tjeter te denimit dhe me ne fund u lirova.”

Feridum Doko ka lindur ne 14 Mars 1933 ne Berat. Ai eshte 85 vjec dhe jeton ne Berat.

Marrë nga faqja “Edhe muret kanë veshë”. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *