Aristoteli thotë te Politika se, nëse ndodh që të dalë ndonjë njeri apo ndonjë pakicë njerëzish me virtyte të jashtëzakonshme e të shkëlqyera, ndërkohë që shumica janë të pakrahasueshëm me ta për nga virtyti apo aftësia politike, atëherë ajo pakicë apo ai njeri i shkëlqyeshëm përbuzet, shahet, nuk trajtohet si i barabartë, dhe përzihet nga vendi.

Këtë po e shohim tek ndodh në Parlamentin e Kosovës, 24 shekuj pas Aristotelit.

Por ka një ndryshim. Vërtet në Parlament shumica janë ata që nuk kanë virtyte as aftësi politike, por jashtë parlamentit populli, në shumicë dërrmuese është kthyer vendosmërisht kundër atyre që u mungon virtyti dhe aftësia politike.


 

Lexo po ashtu:  Nuk ka asgjë më të frikshme se sa injoranca në veprim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *