Aristoteli thotë te Politika se, nëse ndodh që të dalë ndonjë njeri apo ndonjë pakicë njerëzish me virtyte të jashtëzakonshme e të shkëlqyera, ndërkohë që shumica janë të pakrahasueshëm me ta për nga virtyti apo aftësia politike, atëherë ajo pakicë apo ai njeri i shkëlqyeshëm përbuzet, shahet, nuk trajtohet si i barabartë, dhe përzihet nga vendi.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Këtë po e shohim tek ndodh në Parlamentin e Kosovës, 24 shekuj pas Aristotelit.
Por ka një ndryshim. Vërtet në Parlament shumica janë ata që nuk kanë virtyte as aftësi politike, por jashtë parlamentit populli, në shumicë dërrmuese është kthyer vendosmërisht kundër atyre që u mungon virtyti dhe aftësia politike.





