Deputeti i VV’së, Hekuran Murati, ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se plani i Qeverisë Hoti për rimëkëmbje është i paqartë. Ai thotë se zyrtarë të qeverisë kanë përdorur shumë shifra, por që asnjëra nuk është konkrete dhe se kjo shumë po ndryshon kohë pas kohe.

“Hoti kur prezantoi në fillim planin tha se do të ketë 1.2 miliardë euro që do të hyjnë në ekonomi. Pastaj Abrashi tha 400 milionë. Disa ditë më parë thanë 700 milionë. Kjo është e pakuptueshme. Po hedhin shifra në ajër. Me gjasë duan të shikojnë cila shumë po fle më mirë të publiku”, thotë ai.

“Pastaj, FMN ka bërë të ditur në një marrëveshje disa vite më parë se borxhi publik nuk duhet të shkojë 2.5% më shumë se sa Bruto Produkti Vendor. Kjo përkthehet diku me një shumë deri 150 milionë euro. Do me thënë se Kosova duhet të shtrijë këmbët vetëm 150 milionë euro më shumë se sa lejon jorgani. Ata tani duan të futen në borxhe deri 650 milionë, apo 6.5%. është e pakuptueshme se si një qeveri, që është ilegale e me gjasë nuk do ta ketë më të gjatë se deri në vitin e ri, mundohet të vëjë vendin në këtë pozitë shumë të vështirë për të ndërtuar autostrada e për të bërë shpërdorime”, shtoi ai.

Lexo po ashtu:  Presidentja e Komisionit Evropian: BE-ja ka ngritur një ekip hetuesish për krimet e luftës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *