Më 15 dhe 16 mars, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka realizuar kontrolle në 57 qendra masazhi, me ç’rast janë arrestuar gjashtë persona, ndaj dy prej tyre është iniciuar rast për veprat penale “mundësim apo detyrim në prostitucion” dhe “ofrim i lokaleve për prostitucion”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Gjatë operacionit, janë legjitimuar 107 persona, prej tyre 95 gra, dy të mitura e 11 burra.

“Nga personat e legjitimuar, me shtetësi të huaj janë hasur 19 (nëntëmbëdhjetë) nga Shqipëria, 4 (katër) nga Tajlanda dhe 1 (një) nga Rumania. Shtetaset e huaja në mungese të paraqitjes së lejes së qëndrimit janë trajtuar nga Drejtoria për Migrim dhe Huaj e PK-së”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Drejtoria për Hetim, në bashkëpunim me inspektorët e MTI-së dhe ATK-së, i kanë mbyllur 14 lokale dhe kanë shqiptuar gjoba.

Lexo po ashtu:  Zbulohen arkivole 2500 vjeçare në Egjipt – Brenda kishin ‘mumje’ të konservuara në kohë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *