Në fshatin Junake të komunës së Zveçanit, Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë i Policisë Kufitare ka gjetur tri armë të fshehura në një gyp në pyll.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Ai tha se mes armëve të gjetura janë një pushkë gjysmëautomatike, dy pushkë gjuetie dhe fishekë për to.

Në vendngjarje kanë dalë Njësiti i Hetimeve Rajonale dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, të cilët kanë konfiskuar armët.

Elshani ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.

Lexo po ashtu:  Amerika hedh poshtë planin e Netanyahut për Gazën
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com