Policia gjermane gjeti trupat e pesë fëmijëve në një ndërtesë në qytetin perëndimor të Solingen, raportoi Focus në portalin e saj, duke cituar një zëdhënës të policisë.

Gazeta gjermane Bild publikoi pamjet e tre ambulancave përpara ndërtesës, shkruan gazeta gjermane BILD.

Solingen është një qytet afër Dyseldorf në Gjermaninë perëndimore.

Trupat u gjetën në një shtëpi private në një ndërtesë apartamentesh, i tha agjencisë gjermane DPA një zëdhënës i policisë në qytetin afër Wuppertal.

Nuk është e qartë se kush i gjeti trupat, shton DPA dhe deri më tani, nuk ka detaje rreth shkaqeve të vdekjes ose të dyshuarve të mundshëm.

Lexo po ashtu:  Festa nacionale e shqiptarëve, pa festë zyrtare në Kosovë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *