Policia gjermane gjeti trupat e pesë fëmijëve në një ndërtesë në qytetin perëndimor të Solingen, raportoi Focus në portalin e saj, duke cituar një zëdhënës të policisë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Gazeta gjermane Bild publikoi pamjet e tre ambulancave përpara ndërtesës, shkruan gazeta gjermane BILD.
Solingen është një qytet afër Dyseldorf në Gjermaninë perëndimore.

Trupat u gjetën në një shtëpi private në një ndërtesë apartamentesh, i tha agjencisë gjermane DPA një zëdhënës i policisë në qytetin afër Wuppertal.
Nuk është e qartë se kush i gjeti trupat, shton DPA dhe deri më tani, nuk ka detaje rreth shkaqeve të vdekjes ose të dyshuarve të mundshëm.




