Polonia dhe Hungaria mbeten jashtë planit të rimëkëmbjes ekonomike të Bashkimit Europian, nëse do të vazhdojnë t’u rezistojnë përpjekjeve për ta lidhur disbursimin e 1.8 trilionë eurove fonde me dispozitat e sundimit të ligjit. Paralajmërimi vjen nga ministri francez i Çështjeve Evropiane, Clement Beaune, i cili tha se një masë e tillë është ligjërisht e ndërlikuar, por jo e pamundur.

Pozicioni ynë është i qartë: ne nuk do të sakrifikojmë as rimëkëmbjen dhe as sundimin e ligjit“, tha Beaune për “Journal du Dimanche”. “Nuk ka asnjë shans që të rishikohen mekanizmat që i lidhin këto të dyja“.

Hungaria dhe Polonia prej disa javësh po mbajnë peng fondet e buxhetit shtatë-vjeçar i BE-së dhe një fond zhvillimi post-COVID-19, të cilat janë të domosdoshme për përpjekjen e vendeve anëtare të BE-së që të dalin nga recesioni i shkaktuar nga koronavirusi.

Nuk është një kërcënim, por pasoja e drejtpërdrejtë e mungesës së një buxheti të ri nëse ata vijonë të mbajnë veton që bllokon paketën“, tha Beaune.

Lexo po ashtu:  Trump nuk tërhiqet: Këto zgjedhje ishin të manipuluara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *