Mëngjesin e 2 gushtit 1947 ngrihej nga Buenos Airesi avioni katërmotorësh Lancastrian Star Dust, një avion civil i kompanisë British South American Airëays që mbulonte rrugën Londra-Santiago de Chile. Në bord kishte pesë pjesëtarë ekuipazhi dhe gjashtë pasagjerë. Fluturimi vazhdonte rregullisht, dhe pas më shumë se tre orësh, një mesazh me kodin mors në aeroportin e Santiagos lajmëroi që pas pak minutash do të ulej aty. Por avioni nuk mbërriti kurrë në destinacion. Kërkimet që u kryen në 20 ditët që pasuan ishin të kotë: u zhduk. Ekuipazhi përbëhej nga veteranë të Luftës së Dytë Botërore, me mijëra orë fluturim, dhe mjeti ishte në gjendje të përsosur. Pra, cfarë kishte ndodhur?
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptarePrani të cuditshme
Enigma e parë me të cilën u përballën hetuesit ishte fjala me të cilën mbyllej mesazhi i fundit nga avioni, “stendec” e përsëritur tre herë. Ndoshta një anagramë e descent “zbritje”? Misteri u ushqye më shumë edhe prej lajmit të pranisë në bord të Paul Simpsonit, funksionar anglez në shërbim të Madhërisë së Saj. U tha se transportonte një valixhe me dhjetëra shufra floriri dhe dokumenta shumë të fshehtë. U hodh madje edhe hipoteza që mjeti ndoshta ishte rrëmbyer prej jashtëtokësorëve.

Pas disa vitesh heshtje, në janar 1999 mbetjet e një avioni u gjetën në malin argjentinas Tupungato, 80 km në lindje të Santiagos. Kushtet e motit penguan kërkimet e para. Por në 19 janar 2000 një ekspeditë e re gjeti, në 5500 metra lartësi, një helikë dhe tre kufoma me uniforma. Ishte pikërisht avioni i zhdukur në 1947. Shkaku i mundshëm: një stuhi e papritur dhe e dhunshme resh. Dhe valixhja plot me flori? Nuk u gjet kurrë.
