Tajar Zavalanin.

Pjesë nga shkrimi ‘Populli dhe Intelektualët’, botuar në gazetën Illyria në Tiranë në vitin 1934:


“Shumë intelektualë të rinj shqiptarë mblidhen nëpër kafene dhe flasin mbi situatën. Që të gjithë e pranojnë se punët venë keq, keq sa s’ka ku të vejë më. Pa e lënë të mbarojë fjalën, gjithë të tjerët ngrejnë duart në qiell dhe psherëtijnë: ah, s’bëhet gjë me këtë popull! Fillon pastaj numërimi i të metave të ‘këtij populli’, që ndalon intelektualët ta realizojnë idealin e tyre.

Po ky ideal ç’është vallë?

A mos është zgjimi i popullit, dalja e tij nga errësira ku gjendet sot? Jo, aspak! Ideali i shumë intelektualëve të rinj shqiptarë është një jetë e rehatshme, pa andralla, pa mundime, me para boll, konfort e me dëfrime moderne.

Dhe në është se ata nuk e gëzojnë këtë jetë të ëndërruar, fajin e ka populli, i cili nuk e kupton shpirtin e intelektualëve dhe nuk vepron siç dëshirojnë ata”.

(Huazuar nga profili i Shkelzen Gashit në facebook)

Lexo po ashtu:  Nuk ka autonomi për serbët në Kosovë, nuk ka vetadministrim, nuk ka vetqeverisje, ka veçse njohje de facto ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *