Gëzim Mekuli

“Lajmet” dhe “e vërteta” ndryshojnë shumë nga njëra tjetra. Ajo çka konsiderohet për mediat “ndodhi e ngjarje”, nuk është asgjë tjetër pos rezultat i seleksionimit dhe procesit të përpunimit të “lajmeve.”

I gjithë ky proces i ndërtimit të realitetit udhëhiqet, dirigjohet dhe përpunohet nga mediat masive. Nga kjo del se mediat në funksionin e tyre mund të quhen “organe kolektive”, që realitetin e shoqërisë e interpretojnë dhe shndërrojnë në një episod që quhet “lajm”.

Nga kjo lind dhe pyetja e madhe: sa objektive janë lajmet, si seleksionohen ato, si ndërtohen ato? Së fundi, a janë në gjendje që ato, pra lajmet, të bëjnë interpretimin objektiv të kësaj bote reale, shumë të madhe e komplekse?

Lajmi është “lajm” atëherë dhe vetëm at[herë kur mediat ndodhinë nga një kënd i largët i botës, në mënyrë të padjallëzuar, opinionit ia afron dhe ia sqaron, ia bën ta shohë e dëgjojë, ta “perceptojë e shijojë” mu sikur ta kishte atë brenda në dhomë.

Lajmi i Qeverisë!

Si mund t’i quajme “lajme” prodhimet e mediave shqipe në Kosovë, kur gazetarët partiakë ndodhitë, politikat dhe historinë që ne përditë po e shohim e përjetojmë, jo që nuk po i pasqyrojnë, jo që nuk po i kristalizojnë, por këto “ndodhi” këta aktorë partiakë po i bunkerizojnë, falsifikojnë e po i manipulojnë.

Lexo po ashtu:  Fëmijët dhe ekrani televiziv, kur teprohet me kohën?

Populli nuk po informohet, ai po ofendohet!

Atij po i rrëfehen përralla politike të gatuara nga “ata”!

/Publikuar në vitin 2006/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *