Deri në fund të kësaj dekade, mbi 80% e të gjithë automjeteve të shitura nga Porsche, do të jenë elektrike, sipas kreut ekzekutiv të kompanisë, Oliver Blume.

Kjo do të përfshijë makinat tërësisht elektrike dhe variantët hibridë, ndërkohë që Porsche do vashdojë të ofrojë modelin 911 me motor me djegje të brendshme, por me kapacitet për të pranuar karbiurant sintetik, sipas deklaratës së Blume për Bild am Sonntag.

Porsche ka bërë të ditur më herët se thuajse gjysma e makinave që pret të shesë deri në vitin 2025, do të jenë elektrike. Në pesë vitet e ardhshme, Porsche do të investojë 15 miliardë euro për elektrifikimin e automjeteve të veta, sipas të përditshmes gjermane.

Sipas të dhënave, modeli tërësisht elektrik i kompanisë Taycan, që nis në 89 mijë euro, është dërguar tek mbi 20,000 konsumatorë, vitin e kaluar.

Lexo po ashtu:  Kurti emëroi Këshilltar të Jashtëm Politik, Durim Berishën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *