Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka bërë të ditur se nga dita e sotme ka vënë në qarkullim pullën postare me imazhin që shënon 115-vjetorin e Kongresit të Manastirit.

“Kongresi i Manastirit ishte njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore, arsimore dhe kombëtare që e karakterizonte Lëvizjen e Rilindjes Kombëtare Shqiptare në fillim të shekullit XX, në të cilin u përpilua dhe u njësua për herë të parë alfabeti i gjuhës shqipe.

Ky Kongres historik ishte organizuar në kushte e rrethana të rënda kombëtare dhe ndërkombëtare. Me prezencën e 150 delegatëve, të ardhur nga të gjitha trevat e Shqipërisë etnike, me përfaqësim edhe nga shoqëritë shqiptare jashtë atdheut, u vendos që alfabeti i gjuhës shqipe të ketë bazë shkronjat e alfabetit latin”, thuhet mes të tjerash në njoftimin nga Posta e Kosovës.

Lexo po ashtu:  Reagim i ashpër edhe nga “Kuqezinjët e Jakovës”, lidhur me festivalin në Korçë